Vendosni fjalën kyçe....

Gjuzi tregon në foltore gjobën: Nuk do ta mbaj maskën në ambiente të hapura


Në seancën e sotme plenare, deputeti Kujtim Gjuzi ka treguar se ka marrë një gjobë për thyerjen e Aktit Normativ për mbajtjen e maskës me detyrim në çdo ambient jashtë shtëpisë.

Ndërsa tregonte fletën e gjobës në foltore, Gjuzi tha se nuk e ka refuzuar por shton se gjoba është vendosur para se vendimi i kryeministrit të miratohet nga Kuvendi. Sipas tij nuk mund të njihen vendimet e kryeministrit, pa kaluar më parë për miratim në Kuvend.

“Unë kam marrë një gjobë nga grupi policor i Policisë së Shtetit, gjë që nuk e kam refuzuar, por nuk mund të njihen vendimet e kryeministrit kur ato nuk vijnë në Kuvend. Në këtë koncept, Kujtim Gjuzi proteston me forcë. Maska sipas mjekëve në Akademinë Kombëtare konservatore të Shkencave, në ambiente të hapura nuk këshillohet, pra nuk është maskë profilaktike. Ju deklaroj këtu se unë nuk do ta mbaj maskën jashtë ambienteve të mbyllura, në ambiente të mbyllura po”– deklaroi Gjuzi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *