Vendosni fjalën kyçe....

Gjiknuri: Ndryshimet kushtetuese s’e lejojnë formulën e koalicionit që do opozita


Përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik, Gjiknuri, ka deklaruar pas daljes nga mbledhja se ndryshimet kushtetuese e bëjnë të pamundur qëndrimin në fuqi të formulës së koalicionit që kërkon opozita.

Ai tha se PS-ja i propozon opozitës jashtëparlamentare që të sjellë një formulë tjetër koalicioni të marrë nga një vend i BE-së.

“Pas një mbledhje tejet të gjatë me debate e diskutime, bëmë një propozim si PS dhe ju thamë nisur nga ndryshimet kushtetuese që kanë ndodhur, që nuk e lejojnë më atë lloj koalicioni që dëshirojnë ata, prandaj iu kërkuam të na sjellin variantin e një vendi të BE-së dhe ne e pranojmë, ia çojmë edhe ODIHR-it. Ata duan të krijojnë vakum ligjor për të mos shkuar në zgjedhje.” – tha Gjiknuri.

Ai shtoi më tej se formula e koalicionit që propozon opozita nuk është e asnjë vendi në BE dhe kjo është tallje e hipokrizi me shqiptarët.

Sipas ish-ministrit, te ODIHR mund të shkohet vetëm nëse opozita sjell një formulë koalicioni sipas një modeli europian.

“PS-ja kërkon formulim të një vendi të BE që i trajton koalicionet ashtu sic i do opozita. I pres të na sfidojnë, por ata duan konsensus me modele jo europiane, kjo është tallje dhe hipokrizi me shqiptarët. Nëse dëshirojnë konsensus, të vijnë me një model të një ligji nga BE-ja. Nëse e pranojmë ok, nëse jo i drejtohemi ODIHR-it. S’mund të kërkosh mendim europian me produkt ballkanik.” – tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *