Vendosni fjalën kyçe....

Kush janë trafikantët e akuzuar në Gjermani që dyshohet se “nxorrën zbuluar” Artan Shkëmbin


Pak ditë më parë, Artan Shëmbi, shefi i operacionit Forca e Ligjit u pezullua nga pozicioni që mbante në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Pezullimi i Shkëmbit erdhi pasi akuzohet për nxjerrje të sekretit hetimor dhe dekonspirim të operacioneve të policisë.

Ai është zbuluar nga autoritetet gjermane, me të cilat ka bashkëpunuar si oficer kontakti i Policisë së Shtetit. Ato i kishin kërkuar Shkëmbit informacione lidhur me një grup të strukturuar kriminal që merrej me trafikun e kokainës në Gjermani.

Dy trafikantët shqiptarë për të cilët dyshohet se Shkëmbi dekonspiroi aksionin e policisë dhe nxorri sekretin hetimor janë Aleksandër Prroni e Klaudio Vukaj.

Dyshohet se Shkëmbi i dërgoi mesazh të koduar dy personave në fjalë dhe sipas prokurorisë gjermane, mesazhi është dërguar nga godina e Policisë së Shtetit.

Policia gjermane që ka nisur një hetim për Prronin e Vukajn, kishte kërkuar informacion nga polica shqiptare lidhur me pasuritë e tyre. Kjo e fundit ka kthyer pëgjigje në datën 22 prill.

Gjatë hetimeve të palës gjermane gjurmuar programi ‘Deep Sea’, në të cilin ka qasje vetëm policia shqiptare.

Në telefonin e dy personave nën hetim janë gjetur të dhëna që kanë lidhje me programin në fjalë e kjo i ka shtyrë autoritetet gjermane të besojnë se informacioni trafikantëve u është dhënë nga zyrtarë të policisë shqiptare.

Tani për tani çështja është nën hetim ndërsa Shkëmbi është pezulluar e në vend të tij është emëruar Hekuran Bregu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *