Vendosni fjalën kyçe....

Dy aksidente në Tiranë, plagosen një 10 vjeçare dhe një i moshuar


Dy aksidente kanë ndodhur paraditen e kësaj të diele në kryeqytet. Rreth orës 10: 54 është përplasur nga një automjet një vajzë 10 vjeçare, në Bulevardin Gjergj Fishta.

Vogëlushja është dërguar në spital ku për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Me datë 27.09.2020, rreth orës 10:54, në bulevardin “Gjergj Fishta” mjeti me drejtues shtetasin A.H., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale E.M., 10 vjeçe, e cila është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nënkujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”– njofton policia.

Një tjetër aksident ka ndodhur paraditen e sotme në kryeqytet, si pasojë e të cilit ka mbetur i plagosur një 70-vjeçar.

I moshuari me inicialet I.M, kishte qenë duke kaluar rrugën në momentin kur është përplasur nga një makinë tek zona e “21 Dhjetorit”.

“Me datë 27.09.2020, rreth orës 11:05, tek ’21 Dhjetori’ mjeti me drejtues E.C., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin I.M., rreth 70 vjeç, i cili u dërgua në spital, nënkujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”- tha policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *