Vendosni fjalën kyçe....

Nis shembja e ndërtesave në Astir, policia blindon zonën


Mëngjesin e sotëm ka rinisur aksioni për shembjen e disa objekteve të tjera në zonën e Astirit, që janë në listën e shembjeve për t’i hapur rrugë projektit për Unazën e Madhe.

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur punën për shembjen e ndërtesave që pa gdhirë, ndërsa këtë radhë nuk janë ndeshur me rezistencën e banorëve.

Sipas IKMT-së, 4 nga këto objekte do të shemben me eskavatorë kurse një me shpërthim të kontrolluar. Policia ndërkohë ka vendosur dhe perimetrin e sigurisë.

Si rezultat i këtyre punimeve është bllokuar qarkullimi rrugor në segmentin nga sheshi “Shqiponja” deri tek “Pallati me Shigjeta”, ku është krijuar mjaft trafik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *