Vendosni fjalën kyçe....

Belind Këlliçi: Baza nuk është aq e përçarë sa grupi parlamentar, nuk do ndikojë rezultatin


Kandidati për bashkinë e Tiranës në Primaret e Partisë Demokratike, Belind Këlliçi nuk beson se ka përçarje të madhe në bazat e kësaj force politike, sa të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve lokale.

Ndërsa ishte i ftuar në televizionin “News 24”, Këlliçi u shpreh se përçarja në të vërtetë ekziston vetëm në grupin parlamentar.

“Nuk besoj se PD ka atë valencë përçarjeje, saç është në grup parlamentar, në bazë nuk e ka këtë frakturë kaq të madhe, dhe pse besoj fort që në këtë garë PD i duhet qoftë dhe një votë. Nëse ata janë kundër primareve në parim, cila është mënyra më e mirë që të gjetur një kandidat? Gjykoj se disa parime për të cilat u rithemelua PD, janë parime të panegocieshme dhe nuk mund të shkelen. Gjykoj se prapë ka kohë që të gjetur një gjuhë të përbashkët dhe për të qenë bashkë.”- deklaroi Këlliçi ndërsa fliste për zgjedhjet lokale dhe situatën në PD.

Duke folur për garën e tij për Tiranën, Këlliçi u shpreh se prioritet i opozitës duhet të jetë largimi i Erion Veliajt dhe se për këtë duhet të punojnë së bashku.