Vendosni fjalën kyçe....

Naftëtarët e Ballshit ngrihen sërish në protestë, paralajmërojnë për grevë


Naftëtarët e rafinerisë së Ballshit janë ngritur sërish në protestë pasi kërkesat e tyre nuk kanë gjendur ende zgjidhje nga autoritetet.

Prej disa muajsh, këta punonjës të rafinerisë dalin në protesta ku kërkojnë të marrin pagat e tyre të prapambetura nga kompania.

Ata paralajmërojnë se do shkojnë deri në grevë urie për të gjetur zgjidhje.

Greva ka qenë një nga opsionet, por këta të lënë të vdesësh. Kjo është një grevë e gjithë qytetit. Fajtor në këtë situatë është e gjithë politika, nuk është e njërës palë. Këta nuk reagojnë kur shkojmë në shkallët e ministrisë”- u shpreh naftëtari.

Një javë më parë këta naftëtarë protestuan sërish dhe iu premtua se do merrnin zgjidhje kërkesat e tyre. Por edhe pas një jave asnjë gjë nuk është bërë për të adesuar problematikën e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *