Vendosni fjalën kyçe....

Sot patën lënë afatin e fundit – Naftëtarët e Ballshit sërish në protestë, përplasen me policinë


Këtë të hënë naftëtarët e Ballshit e kishin paralajmëruar si afatin e fundit, për të pritur një përgjigje për pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës.

Ata janë mbledhur edhe sot përpara uzinës, më të shumtë në numër dhe kërkojnë të futen brenda saj. Por janë ndeshur me policinë, ndërsa ka patur edhe kontrontime fizike me ta.

Gjatë këtyre ditëve ka pasur takime për të gjetur një rrugëzgjidhje por akoma nuk është bërë asgjë.

“I bëjmë thirrje që të hapin derën, ky është vendi ynë i punës, nuk kemi gjë me policinë. Ne duhet të marrim atë që na takon, uzinën le ta çojnë për skrap po të duan. Edhe ne kemi fëmijë dhe duam atë që na takon” – thotë njëri prej protestuesve.

Protestuesit i bëjnë thirrje Ministrit të Brendshëm që të tërheqë forcat e policisë nga hyrja e rafinerisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *