Vendosni fjalën kyçe....

Tensione në Ballsh – Policia përdor spraj kundër protestuesve, një nga naftëtarët transportohet në spital


Është shoqëruar me tensione protesta pranë rafinerisë së Ballshit. Në vendngjarje kanë mbërritur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilat kanë përdorur spraj piperi për të shpërndarë turmën që kërkonte të futej brenda rafinerisë.

Sipas televizionit News 24, një naftëtar është dërguar me ambulancë në spital pasi ka pësuar gjendje të fikëti për shkak të sprajit të hedhur nga policia.

Pas përplasjes, naftëtarët janë tërhequr pas dhe vijojnë bisedimet me policinë për t’i lejuar të futen brenda.
Naftëtarët kërkojnë rinisjen e punës dhe shlyerjen e pagave të prapambetura. Kreu i sindikatës së naftëtarëve, Sokol

Dautaj thotë se nuk duan të përplasen me policinë.

“Nuk e di nëse ministri po e sheh situatën këtu ku policia ka zaptuar në mënyrë të paligjshme rafinerinë. Që policia të hyjë në një kompni private duhet të jetë bërë një kërkesë nga pronarët që po ushtrojnë dhunë. Po i bëj thirrje ministrit që të reagojë se ne jemi për të shkuar në vendin e punës dhe për të mbrojtur rafinerinë nga zjarret e mundshme. Ne jemi papunë, jemi njerëz të qytetëruar, kemi 40 vite pune në rafineri. Persona të papërgjegjshëm na kanë marrë të dhënat tona personale dhe sot nuk paraqiten këtu. Në rast se personi e sheh të dyshimtë ardhjen e tij pasi na ka marrë të dhënat tona le të vi tëna kthejë mbrapsht, të na shlyejë të gjitha detyrimet që na ka dhe ne marrim rrugën drejt qytetit se nuk vijmë këtu të përplasemi me forcat e rendit” – thotë Dautaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *