Vendosni fjalën kyçe....

Replikat mes Hajdarit dhe Spiropalit në Kuvend, deputetja socialiste: Je e pavotuar, ke dalë nga lista e PD-së


Mes Ministres së Shtetit për Marrëdhënieve me Parlamentin Elisa Spiropali dhe deputetes së opozitës, Rudina Hajdari ka pasur replika lidhur me listat e deputetëve në zgjedhjet e ardhshme ku formuala e përzgjedhjes pritet të ndryshojë.

Hajdari kritikoi propozimin e PS-së, duke i konsideruar mashtrim dhe i kërkoi Partisë Socialiste në parlament të tërhiqet nga drafti i depozituar në Kuvend.

Ju sot rrini këtu, ndërkohë që shqiptarët enden nëpër rrugët e Evropës. 70% e të rinjve duan ta braktisin vendin. 90% e tyre nuk duan të kthehen më. E ndjeheni krenar për këtë? Që keni arritur kulmin që Shqipëria të mbetet një nga vendet më të varfra në Evropë. Nëse doni ta fitonin që jemi deputetë të nderuar, dilni përpara popullit. Takojeni dhe merrni votat e atyre dhe mos u mbroni me listat e kryetarëve. Edhe gratë këtu në Parlament. Doni të vazhdojë çdo gjë njësoj. Ndërkohë që popullin e mashtroni, ju vetë këtu krijoni një iluzion sikur po hapen listat, ndërkohë që ato nuk po hapen. Ka dy rrugë, keni një mundësi për të tërhequr propozimin tuaj dhe mund të mbani pak dinjitet në këtë mashtrim të madh në këtë histori, ose të humbisni me dinjitet në këtë histori. Koha juaj ka mbaruar sepse unë e shikoj në zemrat e të gjithë shqiptarëve. Janë të lodhur duke iu parë në ekran duke u dridhur dhe spërdridhur dhe pas 30 vitesh, Shqipëria është më e varfra në Evropë. E shikoj tek të rinjtë që ju shikojnë ju si pronarët e këtij vendi, e shikoj tek gratë dhe vajzat e reja që nuk duan t’ia dinë për ju dhe do t’ju ndëshkojnë me votë. Koha juaj ka mbaruar”-tha Hajdari.

Nga ana tjetër, Spiropali i kërkoi Hajdarit të jetë më e përmbajtur dhe të mos fyejë kolegët.

Më tej, Spiropali i tha Hajdarit që të mos flasë për listat pasi edhe ajo nuk është e votuar por ka dalë nga lista e Partisë Demokratike, madje duke i shpallur sfidë që të garojë dhe të marrë votat e duhura për të hyrë sërish në parlament.

E nderuar Rudina mbaj gojën në Kuvendin e Shqipërisë. Vëri fre vetes. Iu drejtove deputetëve të Partisë Socialiste. Nuk të kanë asnjë borxh që i akuzon për korrupsion, broçkullis këtu, pa fund, pa mes, pa sens. Dakord?! Nuk të kemi asnjë borxh. Në rast se ne mbajmë përgjegjësi për listën tonë, mbaj edhe ti përgjegjësi edhe për anëtarët e familjes tënde biologjike dhe politike nga ke dalë. Nëse do të flasësh këtu për lista, ti nuk je e votuar. Ke hyrë nga lista e PD-së. Dil tani në votim dhe shiko sa vota merr. Provoje. Pije detin, hyj detit në këmbë. Do dalësh në breg të lumit, apo në bregun tjetër. Ne nuk jemi këtu për të fyer njëri-tjetrin, për të bërë pretenca prokurorie”-deklaroi Spiropali.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *