Vendosni fjalën kyçe....

Operacioni “Alpe të pastra”/ Asgjesohen 3520 kanabisi në zonat e thella të Shkodrës


Policia e Shkodrës ka asgjësuar 3520 bimë narkotike në fshatra.

Sipas njoftimit të policisë, asgjësimi i tyre vjen në kuadër të megaoperacionit “Alpe të pastra” që pati si fokus goditjen e kultivimit të bimëve narkotike dhe është finalizuar faza e 18 e tij.

Ndërkohë ende nuk dihen autorët.

 

Njoftimi:

Përmbyllet me sukses, megaoperacioni policor në nivel qarku, i koduar “Alpe të pastra” që pati si fokus goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Finalizohet faza e 18 e tij. Asgjësohen 3520 bimë të tjera narkotike cannabis sativa.

18 fazat e këtij megaoperacioni, rezultat i angazhimit maksimal të qindra grupeve të kontrollit, nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, komisariatet e Policisë në varësi të saj dhe nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë, të pajisura me dronë të rezolucionit të lartë, me automjete dhe me mjete lundruese. Megaoperacioni u shtri në zona të thepisura dhe shumë të thella të të gjitha fshatrave të qarkut.

Gjatë periudhës 29 prill-4 tetor 2023, kur u zhvillua ky megaoperacion, u asgjësuan në total 75 903 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, u vunë në pranga 9 autorë të dyshuar të kultivimit të tyre, si dhe u shpallën në kërkim 11 shtetas të tjerë.

Si rezultat i fazës së 18, përmbyllëse, të këtij megaoperacioni, u asgjësuan në total 3520 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, prej të cilave: 2098 bimë në Pult dhe në Shalë; 1108 bimë në fshatrat Shllak dhe Temal dhe 314 bimë në fshatrat Kastrat dhe Shkrel.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna hetimore pa ndërprerje, për identifikimin dhe kapjen e shtetasve që kanë kultivuar bimët narkotike që janë asgjësuar në kuadër të këtij megaoperacioni.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.