Vendosni fjalën kyçe....

Franca angazhohet të marrë 500 të mitur nga kampi i shkrumbuar në ishullin grek


Franca do të marrë 500 të mitur migrantë nga kampi i Morias shkatërruar nga zjarri, në ishullin grek të Lesbos. Lajmi u njoftua nga qeveria franceze të mërkurën.

“Franca tashmë ka bërë një planifikim të saktë për 350 të mitur, por po punohet për të marrë edhe 150 të tjerë, të lënë pa strehë pas zjarrit”, i tha ministri i çështjeve evropiane. Clement Beaune transmetuesit të lajmeve RTL.

Ministria e jashtme e Francës sqaroi më vonë se vendi kishte njoftuar tashmë se do të merrte 500 të mitur.

Rreth 12,000 njerëz mbetën të pastrehë kur kampi i mbipopulluar u dogj në fillim të shtatorit.

Komisioni Europian të mërkurën zbuloi një “Pakt të Ri mbi Migracionin dhe Azilin” i cili përfshin një “mekanizëm solidariteti” për 27 vendet anëtare, për të ndarë barrën e migrantëve. Ky pakt përman dhe propozimet për kontrolle më të ashpra kufitare dhe procedura të efektshme për dëbimin e azilkërkuesve të refuzuar.

Komisionerja e Punëve të Brendshme të BE-së, Ylva Johansson dëshiron që 27 vendet anëtare të ndajnë barrën e trajtimit të kërkesave të azilit nga migrantët, të cilët arrijnë kryesisht në brigjet jugore të unionit në Greqi, Itali dhe

Spanjë dhe ka ngritur idenë e ndarjes së detyrueshme.
Por disa nga shtetet më të vogla të BE-së kundërshtojnë një sistem të detyrueshëm shpërndarjeje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *