Vendosni fjalën kyçe....

2-vjeçari amerikan qëllon veten me armë zjarri, mister si i ra arma në dorë


Një dy-vjeçar amerikan ka humbur jetën pasi ka qëlluar veten me armë zjarri, në shtëpinë e tij në Karolinën e Veriut.
është ende mister se si fëmija arriti të merrte në duar armën e mbushur, ndërkohë që në shtëpi me të ishin edhe dy të rritur, dhe një adoleshent.

Incidenti ndodhi të mërkurën në mëngjes dhe vogëlushi humbi jetën disa ditë pas aksidentit.

Një fqinje i tha departamentit të policisë se ajo kishte parë një grua që qante jashtë shtëpisë, në momentet para se policia dhe ndihmësmjekët të mbërrinin në skenë, raporton ABC11.

Fëmija u dërgua në spital menjëherë pas të shtënave të mërkurën, por ndërroi jetë të premten për shkak të plagëve të marra.

Deri më tani, identiteti i fëmijës ose i atyre që ishin me të në kohën e ngjarjes, nuk janë bërë publike ndërsa vijon hetimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *