Vendosni fjalën kyçe....

Edi Rama: Së shpejti bluzat e bardha do të kenë rritjen më të madhe të pagave në histori


“Bluzat e bardha do të kenë rritjen më të madhe të pagave në historinë e tyre”– kështu është shprehur këtë mëngjes kryeministri Edi Rama.

Ai ka bërë një postim në Facebook, ku shprehet se më shumë se 600 mjekë dhe mbi 2400 infermierë, janë bërë pjesë e sistemit shëndetësor publik vetëm 2 vitet e fundit.

Rama shton se përzgjedhjet janë bërë nëpërmjet një procesi transparent dhe jopolitik, ndërsa në fund thotë se së shpejti do u rrisë pagat.

“Mirëmëngjes dhe me këtë të dhënë të thjeshtë, ku shihet se si nga qendrat shëndetësore në zonat më të thella në spitalet në zemër të Tiranës, më shumë se 600 mjekë dhe mbi 2400 infermierë, janë bërë pjesë e sistemit shëndetësor publik vetëm 2 vitet e fundit, falë një procesi transparent përzgjedhjeje përmes platformave digjitale, jashtë politikës e tarafeve që e mbajtën peng për çerekshekulli shëndetësinë tonë dhe gjithashtu me lajmin e mirë për ta e kolegët e tyre, se shumë shpejt të gjitha bluzat e bardha do të kenë rritjen më të madhe të pagave në historinë e tyre, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *