Vendosni fjalën kyçe....

Përmirësohet lideri opozitar rus, nxjerr foton duke zbritur nga shkallët


Kritiku i presidentit rus Vladimir Putinit, Alexei Navalny, i cili ndodhet në një spital në Berlin duket drejt përmirësimit. Ai ka publikuar një fotografi duke ecur nëpër shkallë në spital, pesë ditë pasi mjekët e larguan atë nga respiratori.

Navalny shkruan në Instagram se ai ende ka vështirësi në ngjitjen e shkallëve sepse i dridhen këmbët, por rruga e tij drejt shërimit tani është “e qartë, edhe pse e gjatë”.

Navaly u sëmur befas më 20 gusht teksa ishte në fluturim nga qyteti i Tomsk drejt Moskës. Avioni u detyrua të bëjë ulje të detyruar në Omsk, ku ai u shtrua me urgjencë në spital para se të transportohej drejt Gjermanisë, ku ndodhet aktualisht.

Pas mbërritjes në Berlin, u deshën disa ditë para se qeveria gjermane të dilte me një deklaratë zyrtare sipas së cilës lideri i opozitës ruse, Navalny, ishte helmuar me Novichok, një agjent nervor u prodhuar në Rusi.

Fillimisht personat e afërt të Navalny-t thanë pas sëmurjes së tij se ai ishte helmuar me anë të një gote çaji të cilën e kishte pirë para nisjes drejt Moskës.

Së fundmi ka dalë një teori tjetër, sipas së cilës Navalny është helmuar në hotel me ujë. Personat e afërt të Navalny-t deklaruan se kishin inspektuar dhomën ku kishte qëndruar lideri i opozitës dhe kishin gjetur gjurmë të Novichok-ut në një gotë uji, duke pretenduar se ai ishte helmuar një natë para nisjes drejt Moskës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *