Vendosni fjalën kyçe....

Taulant Balla i bindur: Më 25 prill sigurojmë 74 mandate, në disa qarqe do kemi rritje


Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur në një intervistë nga Gjermania, ku po shoqëron në një vizitë zyrtare kryeministrin Edi Rama.

Në këtë intervistë, Balla u shpreh i bindur se më 25 prill, Partia Socialiste do të sigurojë mandatin e katër, e madje do të sigurojë më shumë se 74 mandate.

“Nga sot deri në zgjedhjet e 25 prillit janë rreth 210 ditë punë intensive. Do të jetë një fushatë atipike dhe për shkak të situatës së vështirë me pandeminë. Ne kemi ngritur shtabin qendror elektoral nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama. Në 12 qarqet po zhvillohen takimet e para organizatave me asambletë socialiste. Do të zhvillojmë një proces të hapur, duke përdorur dhe teknologjinë, në përzgjedhjen e kandidatëve tanë. Padyshim që një zë të rëndësishëm do të kenë njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, që janë aleatët tanë të vetëm. Nuk kam asnjë dyshim që PS do të konfirmojë 74 mandatet që ne na i besuan shqiptarët në 2017-ën. Por nga vlerësimi paraprak, në disa qarqe mund të kemi dhe një rritje që kemi marrë në vitin 2017.”– është shprehur Balla.

Deputeti socialist tha se delegacioni shqiptar në Gjermani është pritur në një takim me rëndësi me përfaqësues të Bundestagut si dhe me përfaqësues të kompanive me shumë rëndësi. Ai konstatoi se niveli politik i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Gjermanisë është më i larti deri më tani dhe se në vitet e fundit kemi një zgjerim të pranisë së kompanive gjermane në vendin tonë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *