Vendosni fjalën kyçe....

“S’i fiton dot zgjedhjet pa mua” – Pronari i CNN i ofroi Trump-it mbështetje në presidencialet 2016 (Video)


Bosi i CNN, Jeff Zucker, duket se i ka ofruar Donald Trump-it një ‘shfaqje javore’ në rrjet në vitin 2016, gjithashtu duke dhënë sugjerime për një debat presidencial, duke argumentuar se Trump nuk mund ta fitonte garën pa mbështetjen e medias së tij, zbulon një material audio i publikuar së fundmi.

Zucker, i cili zotëron një nga mediat më të zjarrta anti-Trump në shtypin e korporatave amerikane, krijoi idenë për t’i dhënë kandidatit të atëhershëm Trump një vend të përjavshëm në CNN gjatë një telefonate në mars 2016 me Micheal Cohen, një avokat i Trump në atë kohë, sipas audios së marrë nga Tucker Carlson i Fox News.

Duke folur me Cohen disa orë para debatit përfundimtar republikan në garën presidenciale të vitit 2016, Zucker tha se ndërsa fushata Trump kishte treguar ‘instinkte të mëdha, guxim të madh dhe kuptim të shkëlqyeshëm të gjithçkaje’, ai këmbënguli se fitorja do të ishte e pamundur pa mbështetjen e CNN.

“Këtu është gjëja… ju nuk mund të zgjidheni president i Shteteve të Bashkuara pa CNN.” – mburrej Zucker.

“Fox dhe MSNBC janë të parëndësishme në zgjedhjen e një kandidati të përgjithshëm për president.”

Kur Cohen sugjeroi shefin e CNN që t’ia transmetonte mendimet e tij vetë Trump, Zucker u shqetësua, duke thënë se ai ishte ‘shumë i vetëdijshëm për të mos vendosur shumë në email’, pasi Trump – ‘shefi’ – mund të vazhdojë të flasë për këtë gjatë fushatës.

“E dini, po aq i gëzuar sa jam për shefin, ai gjithashtu ka një tendencë…nëse e telefonoj ose ia dërgoj me email, ai atëherë është i aftë të dalë në tubimin e tij të ardhshëm dhe të thotë që ne vetëm biseduam, dhe unë nuk mundem ta lë këtë të ndodhë, nëse e dini se ku e kam fjalën.”

Zucker më vonë tha se do e kontaktonte Trump-in, megjithatë, duke u zotuar t’i ‘telefononte tani’ për t’i ‘uruar fat në debatin sonte’ – i organizuar nga askush tjetër përveç CNN – duke shtuar: “Unë kam të gjitha këto propozime për të, dua të bëj një shfaqje javore me të dhe gjëra të tjera.”

Ai vazhdoi duke lavdëruar bujarisht Trump-in, duke thënë se ai ‘kurrë nuk kishte humbur një debat’ dhe do të dilte ‘mirë’ gjatë shfaqjes në CNN më vonë atë natë, madje duke ofruar këshilla të hollësishme se si presidenti i ardhshëm mund të shmangë akuzat se ai është një ‘batakçi’.

Ndërsa burimi i regjistrimit është i paqartë, materiali është shpërndarë me shpejtësi në rrjet duke ngjallur shumë reagime.

VINI RE: Ky material është pronësi inteletuale e RT


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *