Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Besa Shahini të japë llogari për ato që ka bërë, pastaj të ikë


Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, deklaroi ditën e sotme se ministrja e Arsimit, Shahini, duhet të mbajë përgjegjësi për ato që ka bërë në krye të institucionit e jo thjesht të japë dorëheqjen e të largohet.

Ajo e bëri deklaratën e mësipërme gjatë një takimi me të rinjtë në turin e nisur.

Kryemadhi theksoi se arsimimi i të rinjve dhe dhënia e shpresës për ta që ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në vend është një nga pikat kryesore të programit të LSI-së.

“Shahini duhet të përgjigjet për ato që ka bërë në Ministrinë e Arsimit. Të japë llogari e më pas të ikë. Ne besojmë te të rinjtë dhe duke besuar te të rinjtë, arritëm gjithmonë të fitojmë beteja të rëndësishme dhe në fakt për një familje gjëja më e rëndësishme janë fëmijët. Për një familje arsimimi i fëmijëve është më i rëndësishmi. Për një familje e ardhmja e fëmijëve është më e rëndësishme. Prindërit për fëmijët bëjnë çdo gjë. Prindërit për fëmijët japin jetën dhe ne si LSI gjithë bazën tonë, gjithë forcën tonë e kemi te të rinjtë dhe aty do investohemi tek angazhimi i të rinjve për t’u përfshirë ata, për të qenë pjesë e vendimmarrjes.” – tha Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *