Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Synojmë 74 mandate në zgjedhjet e 25 prillit


Kryeministri Rama ka thënë sot se PS-ja synon të marrë 74 mandate në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Ai e bëri deklaratën gjatë një takimi me drejtuesit politië në qarqet e vendit, që zgjati më shumë se tre orë.

“Në zgjedhje synojmë të marrim 74 mandate. Nga nesër nis riformatimi i FRESSH-it dhe më pas i Forumit të Gruas.” – ka thënë Rama në mbledhje.

Mësohet se kryeministri u ka kërkuar drejtuesve të qarqeve një raport të hollësishëm mbi problemet e qarkut përkatës duke nisur nga problemet në qeverisje e deri te ato me partinë, raporton News24.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *