Vendosni fjalën kyçe....

“Çfarë bëri Turi?” – Shahini i rikthehet pyetjes që bëri lëmsh maturantët: 12 mijë prej tyre u përgjigjën saktë


Ministrja e Arsimit, Besa Shahini edhe njëherë tjetër risjell në vëmendje pyetjen e famshme që ra në testin e Gjuhës dhe Letërsisë “Çfarë bëri Turi?”, pyetje e cila më pas frymëzoi edhe protestat e maturantëve.
Shahini shkruan se përgjigjen e saktë për këtë pyetje e dhanë 12 mijë maturantë, ndërsa thumbon opozitën që e ka kritikuar lidhur me formulimin e pyetjeve të testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

“Për të gjithë ata që akoma pyesin se ‘Çfarë bëri Turi?’, dua t’ju rikujtoj se janë rreth 12 mijë maturantë (17-18 vjeçarë) që e kanë dhënë përgjigjen e saktë në këtë pyetje.
Pra, gjithandej në Shqipëri ka të rinj më mirë të arsimuar se sa ata që po përpiqen të kritikojnë reformat e PS-së në arsim.”- shkruan Shahini.

Kujtojmë se në provim morën pjesë gjithsej 32126 maturantë. Duket se ky koment i Shahinit, vjen si një përgjigje pas kritikave të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi.

Më herët, Kryemadhi kritikoi Shahinin pas deklaratës së saj se do largohej nga Shqipëria. Sipas Kryemadhit, ajo s’mund të ikë pa dhënë llogari.

“Një pjesë e juaja kanë qenë viktimë e maturës shtetërore, një pjesë tjetër janë ende të pasigurt se çdo të ndodhë me maturën shtetërore dhe pastaj dëgjomë që ministrja thotë që “unë do iki tani se mbarova punë dhe nuk rri më në Shqipëri”. Si mund të ikë ajo pa dhënë llogari për atë çfarë ka bërë? Më e pakta të na japë përgjigje se çfarë bëri Turi. Mos lejoni që të vendosin të tjerët për fatin tuaj! Vendosni ju për fatin tuaj!”, tha Kryemadhi.

Për të gjithë ata që e kanë harruar, më poshtë pyetja e famshme për Turin që i ngatërroi të gjithë dhe nxiti pankartat “Çfarë bëri Turi, se na iku truri?”.

PYETJA PëR TURIN

Lexoni paragrafin e mëposhtëm: 1 pikë:
Barka filloi të rrèshqiste me shpejtësi përgjatë lumit të rrèmbyer, ndërsa katër njerëzit që ndodheshin në të, bërtisnin nga euforia. Zèmrat e tyre rrihnin fort, ndërsa manovronin me shkathtësi lopatat përmes ujërave të trazuara. Madje edhe Turi, i cili fillimisht ishte ndier i shqetësuar në lidhje me udhëtimin me barkë, e harroi fríkën kur valët e akullta përplaseshin mbi të. Papritur, ai vështroi skajet e mprehta të një shkëmbi të dhëmbëzuar që iu shfaq përpara.

Cila nga fjalitë e mëposhtme mund të vijojë në të njëjtin stil aksionin e nisur në paragrafin e dhënë më sipër?
A) Duke u përqendruar, Turi u përpoq të kujtonte procedurën e saktë për ta kthyer barkën në një pozicion të sigurt.
B) Ndërkohë, uji i ftohtë i lumit vazhdoi të përplasej në anët e barkës duke i bërë qull Turin dhe miqtë e tij.
C) Turi e dinte që ai dhe miqtë e tij ishin të përgatitur për t’ia dalë në situata të tilla.
D) Turi u hodh në të djathtë për të shmangur shkëmbin dhe gati e përmbysi barkën.( përgjigja e saktë)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *