Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Tiranë, humb jetën këmbësori 60-vjeçar


Një 60-vjeçar ka gjetur vdekjen në një aksident rrugor pas mesnatës në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 00:30, në Vaqarr, tek kthesa e Arbanës.

Një automjet i drejtuar nga shtetasi me inicialet A.H., ka aksidentuar një person të paidentifikuar rreth moshës 60 vjeçare.

Për fat të keq, ai ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.6, për veprime të metejshme hetimore.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *