Vendosni fjalën kyçe....

Fillon faza 2, radhë të gjata në stacionin e trenit në Milano (VIDEO)


Pas 2 muajve nën bllokim, Italia sot do të shohë pakëz liri.

Duke nisur nga sot qytetarët mund të vizitojnë me maska të afërmit e tyre, do të rihapen restorantet vetëm për t’i marrë ushqimet me vete dhe jo për të qëndruar aty, do të hapen parqet dhe do të lejohen disa aktivitete sportive.

Edhe funeralet do të lejohen deri në 15 persona.

“Corriere Della Sera” ka publikuar sot një video, nga nisja e trenit të parë në Stacionin Qendror të Milanos ku janë mbledhur një rresht prej qindra personash.Treni u nis në orën 07:10 për të shkuar në Romë e për të përfunduar më vonë në Napoli.

Ishte një radhë e rregullt dhe me njerëzit që zbatonin distancën nga njëri-tjetri. Pasagjerët u kontrolluan nga stafi nëse kishin temperaturë dhe treni i mbushur gati plot, u nis me vetëm 4 minuta vonesë dhe pa asnjë problem.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *