Vendosni fjalën kyçe....

“Ty Karlo, Rama të jep miliona” – Kur Kryemadhi debatonte me Bollinon një vit më parë


Pas denoncimeve të PD-së që zbuluan se si paratë e tenderave të fituar nga Igli Gjelishti, përfundonin në llogaritë e Carlo Bollinos, ka riqarkulluar në rrjet një debat i këtij të fundit me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin.

Një vit më parë, në një debat televiziv, Kryemadhi e akuzonte Bollinon se ishte në konflikt interesi me kryeministrin Edi Rama nga i cili përfitonte miliona para nga taksat e shqiptarëve përmes koncesioneve dhe për këtë arsye nuk mund ta quajë atë më thjesht gazetar.

“Dhe unë po të them. Nuk mund të të quaj gazetar ty tani dhe të debatoj me ty, sepse ti ke një konflikt interesi me Edi Ramën që ke marrë një koncesion: BunkArt2 dhe BunkArt 3. 4 milionë turista nga 10 euro që paguajnë për të parë BunkArtin, i bie 40 milionë euro. Ti je më i pasur se unë dhe jebërë më i pasur se unë nga shqiptarët. “– shprehej Kryemadhi asokohe.

Fragment nga debati mes Bollinos dhe Kryemadhit:


Ditët e fundit u zbulua se pronari i Web & Development Communication, Igli Gjelishti, i ka kaluar 1 miliard lekë botuesit Carlo Bollino.

Në një deklaratë nga selia blu, ish-deputeti Endri Hasa zbuloi dje skemën sipas tij të transferimit të fondeve nga Igli Gjelishti, pronari i kompanisë Web and Communications Development, tek Carlo Bollino.

Gjelishti reagoi duke pranuar se paratë ja ka kaluar vërtetë Bollinos, por që sipas tij gjërat nuk janë bërë me valixhe, por me faturë të rregullt dhe me noteri.

Ai theksoi se Bollino është një nga klientët e tij më të vjetër. Ai tregon rrethanat e bashkëpunimit me Bollino-n duke theksuar se çdo gjë është bërë brenda ligjeve. Sipas tij PD-ja i ndau në pjesë denoncimet që kishte ndaj tij për ta parë çmimin që ishte i gatshëm të paguante për t’i ndalur ato.

Gjelishti tha se nuk do ndalet në biznesin e tij e do garojë për të fituar të tjerë tendera brenda rregullave e ligjeve të shtetit.

Carlo Bollino i cili është pronar i Report TV dhe Shqiptarja.com njihet për bashkëpunimin e tij të ngushtë me qeverinë Rama, përmes bizneseve të tij të tjera.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *