Vendosni fjalën kyçe....

“Nisma Thurje” krijon parti të re


“Nisma Thurje” ka hedhur hapat për krijimin e një partie të re, duke konfirmuar zërat që prej kohësh qarkullonin.

Përmes një postimi, Nisma Thurje thotë se këtë shtator, do të nisë një diskutim për mënyrat se si duhet të qeveriset vendi dhe për këtë arsye do të mbledhë idetë e qytetarëve për organizimin e ri politik.

“Ftesë publike!
Përgjatë shtatorit do të jemi në të gjithë vendin për të krijuar një kuvendim të madh mbi idetë e reja për mënyrën se si duhet të qeveriset vendi dhe organizimit të ri politik.
Nëse do të jesh pjesë, na shkruaj këtu, në insta apo regjistrohu te nismathurje.al.
Koha për të bërë më shumë!”– thuhet në njoftimin e organizatës.

Në ditët e fundit kanë qarkulluar zërat për shndërrimin e “Nismës Thurje” në një parti politike, por aktivistët e saj ende nuk i kishin pohuar këto zëra.

Ditët e fundit edhe deputetja Rudina Hajdari bëri thirrje për një tur bashkëbisedimi, për të mbledhur ide për partinë e saj të re “Lëvizja Demokratike Shqiptare”.

E deputeti Myslim Murrizi publikoi edhe pamjen e parë të asaj që do jetë logoja e kësaj partie.

Kujtojmë se aktivistët e “Nismës Thurje” kanë qenë ndër më aktivët përsa i përket zhvillimeve politike dhe sociale në vend, e një nga nismat kryesore që mund të përmendim është peticioni për ndryshimin e sistemit zgjedhor në vend, që nuk u mor parasysh nga palët politike.

Peticioni për ndryshimin e sistemit vijon ende dhe aktivistët e Nismës synojnë të arrijnë 100 mijë firma e më pas të fillojnë një aktivitet të fortë lobues brenda të gjitha institucioneve vendimarrëse për të përkthyer në vendime kërkesat e peticionit. Deri më tani janë mbledhur 50632 firma./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *