Vendosni fjalën kyçe....

PD: Si përfundojnë te Carlo Bollino lekët e tenderave që fiton Igli Gjelishti (Skema)


Partia Demokratike ka denoncuar sot skemën si përfundojnë në llogaritë e Carlo Bolinos të ardhura e tenderave të fituar nga Igli Gjelishti, pronari i kompanisë Web and Communications Development.

Në një deklaratë nga selia blu, ish-deputeti Endri Hasa ka zbuluar skemën e transferimit të fondeve.

Hasa deklaroi se 48-orë pas denoncimit të PD-së lidhur me kompaninë e Gjelishtit, që ka marrë sipas selisë blu, 7.5 miliardë lekë tendera publikë, është zbuluar se kush fshihet pas saj.

Demokrari theksoi se PD-ja ka vendosur të zbulojë se kush fshihet pas Igli Gjelishtit dhe skemën korruptive të përfitimit të tenderave për kompaninë Web & Communications Development.

“Kanë kaluar 48 ore që kur Partia Demokratike pyeti publikisht Edi Ramën se kush fshihet pas Igli Gjelishtit kompania e të cilit ka marrë në dy vitet e fundit 7.5 miliardë leke tendera. Edi Rama edhe ne këtë rast ka vendosur të fshihet. Partia Demokratike do të publikojë sot skemën korruptive të tenderave qeveritarë për kompaninë Web & Communications Development dhe kush janë përfituesit  e vërtetë të miliarda lekeve të shqiptarëve. Ne disponojmë te dhënat për faturat e kompanisë së Igli Gjelishtit nga shtatori 2019 deri në mars 2020. Vetëm për periudhën 7 mujore kompania në fjalë,  Web & Development Communication i ka transferuar kompanisë C-7-Kommunication Systems 899.959.250 lekë dhe kompanisë Media Content 52.894.800 leke.” – tha Hasa.

Demokrati shtoi më tej se përfituesja, ku transferohen të ardhurat e kompanisë Web & Development Communication është komania C-7 Communication System në pronëse të MTSC ose Report TV të Carlo Bolinos.

Ai shtoi më tej se kompania Media Content është në pronësi të FFm Group, që është në pronës të bashkëshortes së Bollinos, Alba Malltezi.

“Nga te dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania C-7-Kommunication Systems është në pronësi te MTSC shpk ose Report TV i Carlo Bollino. Ndërsa kompania Media Content është në pronësi te FFM Group shpk e cila është 80% në pronësi të Alba Malltezit, bashkëshortes së pronarit të report TV, Carlo Bolino. Pra siç shikohet qartë nga dokumentet, Edi Rama nëpërmjet AKSHI-t dhe Igli Gjelishtit i ka kaluar Carlo Bollinos vetëm në 7 muaj afro 1 miliardë lekë nga taksat e shqiptarëve.” – vijoi denoncimi demokrati.

Has shtoi më tej se skema e transferimit të 1 miliard lekëve në xhepat e Carlo Bollino-s bëhet për të paguar propagandën e qeverisë së Edi Ramës. Ai tha se SPAK-u është para provës për të treguar se është institucion i ngritur nga drejtësia për të luftuar korrupsionin.

“Pyetja që lind është se përse këto para kanë përfunduar në llogaritë e kompanive të Bolinos?! Carlo Bolino ka marrë miliarda lekë nëpërmjet tenderave publike të qeverisë se Edi Rames për të bërë makiazhin e propagandës qeveritare. Duke përdorur këto kompani dhe shumë të tjera si to, Carlo Bolino është bërë përfitues i parave të taksapaguesve shqiptarë. Kjo është skema e transferimit të afro 1 miliard lekëve në xhepat e Carlo Bollinos për llogari të Edi Ramës. Kjo skemë tregon qartë mënyrën se si Edi Rama nëpërmjet tenderave fiktivë transferon miliarda leke në xhepat e  miqve te tij dhe mediave qe bëjnë propagandën e rilindjes. SPAK është para një tjetër prove për të treguar se është një institucion i krijuar nga drejtësia e re për të luftuar korrupsionin. Faktet janë aty, denoncimet janë aty, mjafton vetëm te hetohet dhe autoret e vjedhjeve te parave te shqiptareve të përballen me ligjin dhe drejtësinë.” – mbylli denoncimin Hasa.

Dokumentet e publikuara nga Hasa i lexoni këtu:

MTSC

Media Content

Image&Com

FFM GROUP

C7


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *