Vendosni fjalën kyçe....

Talat Xhaferi pranon mandatin për formimin e qeverisë tranzitore


Ish-kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka pranuar sot mandatin e kryeministrit të përkohshëm për formimin e qeverisë.

Ai ka thënë se edhe nga pozita e kryeministrit do të vazhdojë të punojë me përkushtim dhe përgjegjësi.

Me krenari dhe nder të veçantë e pranova Mandatin për formimin e Qeverisë. Edhe nga pozita e Kryeministrit do të vazhdoj të punoj me përkushtim, me përgjegjësi dhe transparencë, duke i pasur gjithmonë parasysh mirëqenien, përparimin dhe përfitimet e qytetarëve dhe shtetit”, ka shkruar ai.