Vendosni fjalën kyçe....

Gjelishti i përgjigjet PD-së: Bashkëpunimi me Bollino-n brenda rregullave, do garoj prapë për tendera


Igli Gjelishti, pronari i kompanisë Image & Communications Development, e akuzuar nga Partia Demokratike për fitimin e tenderave publikë në vlerën 7.5 miliardë lekë ka reaguar pas denoncimit të selisë blu ditën e sotme.

Në denoncim theksohej se kompania e tij i kishte transferuar rreth 1 miliard lekë një prej kompanive të Carlo Bollino-s.

Gjelishti e pohon këtë fakt duke theksuar se Bollino është një nga klientët e tij më të vjetër. Ai tregon rrethanat e bashkëpunimit me Bollino-n duke theksuar se çdo gjë është bërë brenda ligjeve.

“Per ta permbledhur per te gjithe ata qe s’kane nerva ta ndjekin: gjithe batareja e drejtuar kunder meje keto dite, ishte sepse une ne nje moment te caktuar (ne fakt ne shume momente dhe ne dy drejtimet, por me konkretisht ne nje rast) kam bere biznes Carlon, qe ata nuk e shohin dot me sy, por qe ndodh te jete nje nga klientet e mi te pare e me te medhenj deri sa filluan investimet publike ne fushen e IT-se; qe prej 10 vjetesh me ka lene mua ne dore t’i bej cdo zgjidhje informatike qe i eshte dashur ne mediat qe ka drejtuar brenda e jashte Shqiperise; qe me ka dhene ndihme shendeti ne nje moment kritik para 8 vitesh e qe atehere nga klient u shnderrua ne nje mik qe do i jem perhere mirenjohes. E keshtu meqe per njehere ne maredhenien tone, isha une ‘i madhi’ e ai ‘i vogli’, ne te drejten time te plote, pa shkelur asnje ligj, i kalova disa pune, me saktesisht, 1 nga ato 7.5 te famshmet qe paskam fituar. Si? Me kontrata e fatura sigurisht, jo me valixhe sic mund te jene mesuar disa. A jane leke te falura? Jo! Eshte pune e bere dhe e vleresuar sipas te gjitha normave! A kam bere here te tjera nenkontraktim? Sigurisht. Per me teper, une vete e kam filluar me nenkontraktim rritjen time. Kam shkelur ligj? Jo! Kam bere evazion? Jo! Do me kishin gjuajtur me veze po te kisha zgjedhur nje bashkepunetor tjeter? Dyshoj. (Flas per veze figurative, se e di qe ato te fresketat Endri i ruan vetem per kryeministrin).” – thekson Gjelishti.

Më tej ai shton se PD-ja i ndau në pjesë denoncimet që kishte ndaj tij për ta parë çmimin që ishte i gatshëm të paguante për t’i ndalur ato.

Gjelishti thekson se nuk do ndalet në biznesin e tij e do garojë për të fituar të tjerë tendera brenda rregullave e ligjeve të shtetit.

“Pse i nxorren keshtu me copa, me tre dalje, e jo e gjitha menjehere? Mbase per te pare cfare cmimi do isha i gatshem te paguaja per t’u mbyllur gojen, por meqe e pane qe per cdo gje qe thoshin une u nxirrja 3 genjeshtra dhe nje pune te dyshimte, e s’kisha asgje per te fshehur, i shkarkuan te gjitha c’kishin. Per mua kjo histori mbaron ketu. Tani, bashke me mbarimin e veres, po i kthehem vrullit te punes, se kemi akoma gjera shume te bukura per te bere. Une do vazhdoj te garoj e te fitoj kur te mundem (ta dine qe sot kete, se mos mendojne se do stepem nga frika se do dalin prape neser po te fitoj ndonje gje te re), e perhere do bej me te miren, gjithmone brenda rregullave. Stresin e ketyre dy javeve ua kam falur. Balten qe me hodhen do e pastroj pak nga pak. Te tjerave t’i dalin zot vete!” – mbyll reagimi e tij Gjelishti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *