Vendosni fjalën kyçe....

“AKSHI tendera fiktivë me vlerë 2.5 miliardë lekë në korrik-gusht” – Denoncimi i PD-së


Partia Demokratike ka denoncuar AKSHI (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit) se po bën vjedhjen e radhës në bashkëpunim me kompaninë ‘Image & Communications Development’.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Endri Hasa, tha se vetëm gjatë muajve korrik-gusht, AKSHI i ka dhënë kompanisë në fjalë 2.5 miliardë tendera fiktivë e pa konkurrencë kompanisë në fjalë.

Hasa tha se kompania në pronësi të Igli Gjelishtit ka përfituar 7.5 miliardë lekë tendera në dy vjet.

“Image & communications Development edhe pse e krijuar në vitin 2010 nuk ka deklaruar fare të ardhura dhe as ka depozituar bilance deri në vitin 2014. Kompania e Igli Gjelishtit ka filluar të deklarojë fitime vetëm në vitin 2015, vit kur ka filluar rritja e saj galoponte duke shërbyer si kompani fasade për të përfituar fondet publike. Si ka mundësi që kjo kompani për portalin opendata.gov.al që në fakt pasqyron vetëm te dhëna statistikore të institucioneve është paguar 739 milion leke në vitin 2018? Si ka mundësi që ndërkohë që kjo kompani ka përfituar mbi 2.3 miliardë leke ne vitin 2018 për sistemin e gjobave elektronike për Policinë e Shtetit, policët e trafikut vazhdojnë të mbajnë blloqe letre në dorë? Si ka mundësi që kostoja për regjistrin elektronik për formularët e vizitave të Mjekut të Familjes është shumëfishuar në krahasim me kërkesat e vetë institucionit duke i paguar kompanisë plot 1.8 miliard lekë? Si ka mundësi që sistemi për shkëmbimin e informacionit financiar te tatimeve do ti kushtojë Shqiptarëve 899 milion lekë? Çfarë lidhje ka kompania me shërbimet publike të publikuara e E-albania për të përfituar mirëmbajtjen e tyre për 430 milion leke? Kush ishte ai që e mundësoi rritjen galoponte të përfitimeve të Image and Communication Development? Kush fshihet pas Igli Gjelishtit? Kjo pyetje duhet të marrë përgjigje sot, një orë e më parë.” – deklaroi ish-deputeti i PD.