Vendosni fjalën kyçe....

OKB: 2.2 miliardë njerëz nuk kanë qasje në ujë të pastër


Pothuajse 3.5 miliardë njerëz nuk kanë qasje në kanalizime të sigurta dhe një në dy në mbarë botën vuan nga mungesa e ujit për disa muaj në vit, thotë një raport i OKB-së. Ai shton se mosmarrëveshjet mbi aksesin mund të nxisin konfliktin.

Rritja e mungesës së ujit mund të nxisë konflikte në të gjithë globin, tha të premten Raporti Botëror i Ujit 2023 i Kombeve të Bashkuara.

Raporti vjetor, i porositur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) u publikua në Ditën Botërore të Ujit, përcjell DW.

“Ndryshimet klimatike, luftërat, konfliktet dhe krizat e tjera po e përkeqësojnë këtë qasje tashmë të pabarabartë në ujë,” tha Ulla Burchardt, anëtare e bordit për Komisionin Gjerman të UNESCO-s.

Në nivel global, 2.2 miliardë njerëz nuk kanë qasje në ujë të pastër, ndërsa 3.5 miliardë njerëz janë të detyruar të menaxhojnë çdo ditë pa kanalizime higjienike, sipas raportit.

Një në dy njerëz në mbarë botën vuan nga mungesa e ujit për disa muaj të vitit, zbuloi ai.

“Në disa pjesë të botës, kjo mungesë uji është bërë rregull dhe jo përjashtim”, tha drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay.

“Ne i dimë pasojat e një situate të tillë: mungesa e ujit jo vetëm që ndez flakët e tensioneve gjeopolitike, por gjithashtu përbën një kërcënim për të drejtat themelore në tërësi, për shembull duke minuar ndjeshëm pozitën e vajzave dhe grave.”