Vendosni fjalën kyçe....

Rama në kërkim të mandatit të tretë: Do ta çojmë Shqipërinë në nivel tjetër


Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Elbasan Kryeministri Rama përveç kritikave ndaj të vetëve dhe shpalosi dhe ambicien për një mandat të tretë.

Rama tha se në mandatin e tretë do e çojë Shqipërinë në një nivel tjetër. Këtë deklaratë ai e bëri kur po i kërkonte vartësve të vet që të përqendronin energjitë për të organizuar Partinë Socialiste drejt fitores.

Askush dhe gjithëkush këtu pa asnjë dallim, e ka potencialin për të qenë pjesë e skuadrës 2021, por askush pa përjashtim nuk e ka vendin të garantuar, atë duhet të fitojë përditë, deri në fund, pa ‘nëse’ dhe pa ‘por’. Sepse kjo kohë, është e mjaftueshme vetëm për ti dhënë përgjigje pyetjet, ‘çfarë do të bëj unë për PS-në sot?’. Koha për të pyetur ‘çfarë do të bëjë PS për mua?’, ka mbaruar motra dhe vëllezër.

Më lejoni ta them me bindje, që padiskutim e besoj se është një sezon me një rëndësi të madhe, jo për rezultatin e zgjedhjeve, por për një restart me energji të reja, në kuptimin më të mirë të fjalës, të vetë organizmit të të gjithë Partisë Socialiste. Është një sezon ku ne, duke bërë atë që duhet për t’ju përgjigjur pyetje, çfarë bëra për Partinë Socialiste, do të vendosim pakthim, që Shqipëria do të vazhdojë kthesën e fortë dhe padiskutim që në mandatin tonë të tretë, Shqipëria do të jetë në mënyrë të pakthyeshme në një nivel tjetër“- tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *