Vendosni fjalën kyçe....

Rama kritikon të vetët: Jeni në provim, s’ka kohë për të rrotulluar arra nëpër gojë


Në fjalën e tij para të vetëve në mbledhjen e Grupit Parlamentar të zhvilluar në Elbasan, Edi Rama ka drejtuar kritika para të vetëve.

Ai iu drejtua se janë në provim para zgjedhjeve dhe se nuk kanë kohë për të “të mbajtur arra nëpër gojë”.

Ne këtu partia socialiste, duhet të pyesim secili jo se çfarë do bëjë PS për mua, por çfarë do të bëjë unë për PS-në.

Jemi në provimin e madh të zgjedhjeve, as kohë për të rrotulluar arra nëpër gojë nuk ka. Çfarë mund të kërkojmë më shumë nga PS. Duhet të jemi gati të punojmë, pa u lodhur çdokujt që na ka dhënë privilegjin e madh për të drejtuar këtë vend.

Shpesh herë prirja për të mos e mbajtur parasysh këtë nder të madh kthehet në shumë drejtime të gabuara. Por çfarë mund të kërkoni më shumë ju. Se unë nuk kërkoj asgjë tjetër. Çfarë mund të kërkojmë pas 7 vjetësh, apo pas 3 vitesh, në pushtetin legjislativ apo ekzekutiv për të bërë për njerëzit e këtij vendi, nga sot e deri ditën kur do paraqitemi se pse duhet të na votojnë. Ka vetëm një gjë që duhet të kërkoni pa pushim, llogari vetes”- tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *