Vendosni fjalën kyçe....

Pronarët e lokaleve të dasmave në Sukth protestë: I kemi plotësuar të gjitha rregullat, por prapë na gjobisin


Pronarët e lokaleve në Sukth kanë zhvilluar një protestë ditën e sotme për të kundërshtuar gjobat e shumta që kanë marrë gjatë sezonit veror.

Ata kanë deklaruar se i kanë marrë të gjitha masat e vendosura nga qeveria lidhur me pandeminë Covid-19 por sërish janë gjobitur.

Sipas tyre, klientët që janë larguar nga lokalet e Sukthit i kanë bërë dasmat në qytete të tjera si Durrës, Kavajë, Shijak e Tiranë.

“Të dimë nëse duhet të kemi 50 apo 100 të ftuar, por jo kështu! Të sjellin vetëm gjoba dhe ndërkohë nuk na thuhet se sa persona lejohen apo si t’i organizojmë. Dasmat tona bëhen në Shijak, Durrës, Maminas, Kavaje dhe tek ne vijnë dhe vendosin gjoba. Jemi 12 lokale që punojmë vetëm me dasma dhe jemi të gjithë pa punë. Kam punuar 30 vjet jashtë shtetit, u ktheva të ndërtoja biznes këtu. Tani të paguajmë gjobat kështu dhe të mos merret asnjë masë, nuk ka kuptim.” – tha ai.