Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi i gruas te Infektivi: Nënës s’i japin ujë, brenda po sillen shumë keq me të (Video)


Një tjetër denoncim ka ardhur ditën e sotme nga spitali Infektiv në Tiranë nga familjarët e një pacienteje të shtruar.

Gruaja tha se në spital ka mungesë informacioni për familjarët e shtruar aty, për gjendjen e tyre dhe mëyrën si po trajtohen.

Ajo deklaroi për News24 se e ëma ka ardhur në spital në gjendje të mirë dhe burim oksigjeni, ndërsa tani është përkeqësuar dhe nuk i kanë dhënë më shpresa.

Ajo denoncoi se së ëmës nuk i japin ujë dhe nuk e ndërrojnë në spital.

“Kam mamin këtu, nuk kam marrë informacione. Kushtet brenda janë skandaloze. Mami sa ishte me gojë e fliste, më thoshte nuk më japin ujë, më thahet goja, mbushin nga rubineti. Nuk më ndërrojnë. Doktoresha më ka thënë që është para intubimit, nuk bëhet më. Nuk e kam takuar doktoreshën. Iu kam kërkuar t’i japin vetëm pak ujë. Dje ia hoqën pak i dhanë ujë, piu pak e lagu buzën. Sa i vënë aparaturat nuk duan t’ia dinë më. Koordinatorët janë të patrajnuar, sillen shumë keq. Nuk japim dot informacion thonë. Të paktën t’i japin bebelinat. Kam 8 ditë këtu. 6 ditë kam fjetur në makinë dhe 2 ditë në hotel. Kur erdhi ishte në gjendje të mirë, fliste, me një burim oksigjeni ka qenë. Tre ditë ishte ashtu. Më thoshte pse ankohesh jashtë se më bërtasin brenda. Çfarë të them. Jam pishman që e solla këtu. I thashë doktoreshës ma jep ta çoj në shtëpi, ta shtrëngoj në krahët e mi, të japë frymën e fundit. Ne nuk jemi kafshë, jemi njerëz, na dhemb shpirti, na dhemb xhani. Të na thonë një fjalë, të ketë një zyrë informacioni, të marrim informacion, siështë gjendja.” – tha gruaja e re.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *