Vendosni fjalën kyçe....

Beteja për Durrësin/ Sako i përgjigjet Carës: Investimet janë bërë në qendër dhe periferi


Kandidatja e PS-së pë bashkinë e Durrësit dhe njëkohësisht kryebashkiakja në detyrë, Emirjana Sako, shprehet për investimet e kryera në qytet.

Duke iu përgjigjur kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Igli Cara, kryebashkiakja thotë se “investimet kanë vazhduar edhe në zonat rurale, ashtu sikurse edhe në qendër të qytetit”.

Në “Top Story”, Cara tha se durrsakët në disa zona janë lënë në harresë dhe premtoi se do të shkurtojë administratën, me qëllim që të shkojnë më shumë para për qytetarët.

Sako kundërshtoi Carën, duke thënë se administrata po përballon një volum të madh pune.

Është e kundërta. Jo vetëm që kemi investuar me buxhetin e bashkisë, po kemi marrë edhe buxhet nga qeveria. Kjo administratë i është përgjigjur një volumi të jashtëzakonshme. Ka njerëz që punojnë prej 20 vitesh aty, nuk janë ndërruar. Janë njerëz profesionist”.

Në zgjedhjet e 14 majit, Emirjana Sako kërkon një tjetër mandat në krye të bashkisë së Durrësit, ndërsa Igli Cara kërkon mandatin e tij të parë