Vendosni fjalën kyçe....

Hajnaj merr sot detyrën në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit, mesazhi i Ambasadës Amerikane


Sot Aida Hajnaj, merr zyrtarisht detyrën si drejtuesja e parë e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Me këtë rast, ka reaguar Ambasada Amerikane përmes një mesazhi në faqen zyrtare në Facebook.

Ambasada e SHBA-ve e konsideron këtë një gur kilometrik, jo vetëm për sistemin shqiptar të drejtësisë, por gjithashtu për gratë në role drejtuese.

“Sot, zj. Aida Hajnaj, merr detyrën si drejtuesja e parë e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky është një gur i rëndësishëm kilometrik, jo vetëm për sistemin shqiptar të drejtësisë, por gjithashtu për gratë në role drejtuese.
Në përputhje me kërkesat e ligjit shqiptar, Hajnaj përfundoi një program trajnimi posacërisht të krijuar nga Programi Ndërkombëtar i Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Kriminal (ICITAP) në Shqipëri, të fokusuar në procesin përzgjedhës të hetuesve të BKH, në etikën profesionale në BKH, në procedurat e disiplinës në BKH, në përdorimin e forcës dhe armëve të zjarrit nga BKH, rregulloren mbi përdorimin e poligrafit në BKH, në marrëdhëniet e BKH me Policinë e Shtetit dhe mbi rolin vëzhgues të Komisionit Ndërkombëtar të BKH.
Ne përgëzojmë Shqipërinë për marrjen e një hapi më tej drejt drejtësisë që shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë.”– thuhet në mesazhin e ambasadës.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë votoi njëzëri më 30 korrik për zgjedhjen e Aida Hajnajt në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *