Vendosni fjalën kyçe....

“Gur, gur bëhet mur” – Kim përshëndet emrin e Hajnajt për BKH-në: Tani e ka radhën stërvitja me FBI-në


Ambasadorja amerikane në Tiranë, Kim, ka përshëndetur propozimin e emrit të zv.drejtoreshës së Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, si drejtuese e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Në një status në Twitter, ajo thekson se ky është një hap përpara në rrugën e reformës në drejtësi.

Kim shton se hapi i radhës është stërvitja me forcën më të mirë policore në SHBA, FBI-në.

“Një hap tjetër përpara në rrugën drejt reformës në drejtësi pasi Komiteti i Përzgjedhjes së Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit dërgoi emrin e Aida Hajnajt në KLP për miratim. Ndalesa tjetër: Stërvitja me FBI-në, forcën më të mirë të zbatimit të ligjit në SHBA. Gur mbi gur bëhet mur!” – shkruan Kim.