Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Arsimit pezullon mësimin në 14 shkolla në qarkun e Shkodrës


Ministria e Arsimit ka vendosur që të pezullojë mësimin në 14 shkolla në qarkun e Shkodrës.

Shkak për pezullimin e mësimit është bërë situata e keqe e motit ku në disa njësi administrative në Shkodër ka pasur probleme me përmbytjen.

Edhe ditën e sotme ishte pezulluar mësimi në këto shkolla për shkak të motit të keq.

Sot në Ministrinë e Arsimit, së bashku me grupin drejtues për përballimin e situatës së shkaktuar nga reshjet, rivlerësuam kushtet e shkollave dhe mundësitë për rifillimin e procesit mësimor.

Edhe pse situata në përgjithësi paraqitet e përmirësuar, në zonën e Shkodrës ka ende vështirësi në infrastrukturën rrugore. Për këtë arsye në 14 shkolla ku mësojnë 210 nxënës, mësimi do të pezullohet edhe për ditën e nesërme. Nga këto shkolla vetëm njëra prej tyre është shkollë qendër, ndërsa 13 të tjerat janë shkolla vartëse.

Shkolla “Mehmet Shpendi”, Shalë

Shkolla “Theth”, Shalë

Shkolla “Gimaj”, Shalë

Shkolla “Dom Prek Ndrevashaj”, Shosh

Shkolla “Palaj”, Shosh

Shkolla “Nicaj”, Shosh

Shkolla “Kir”, Pult

Shkolla “Kasnec” , Pult

Shkolla “Pog” , Pult

Shkolla “Bruçaj”, Pult

Shkolla “Plan” , Pult

Shkolla “Maja e Thanës” , Pult

Shkolla “Xhan” , Pult

Shkolla “Kuc” , Pult

Strukturat tona arsimore vijojnë të jenë në kontakt të vazhdueshëm me bashkitë dhe shtabet e emergjencave të ngritura nëpër qarqe.

Ndërkohë, Ministria e Arsimit do të marrë të gjitha masat e nevojshme për zëvendësimin e orëve të humbura në javët në vijim”-njofton Ministria.