Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Golem, ndërron jetë një person


Një grua ka ndërruar jetë pas një aksidenti të ndodhur ditën e sotme në Golem.

Në aksidentin e ndodhur tek vendi i quajtur Rrethi i Golemit janë përfshirë tre mjete.

Të plagosurit janë dërguar në spital ku një prej tyre ka ndërruar jetë.

Njoftimi

Më datë 31.08.2020, rreth orës 12:00, në aksin rrugor tek Rrethi i Golemit në drejtim të Malit të Robit, janë përfshirë në aksident 3 mjete me drejtues shtetasit R.R., J.L., dhe M.D.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit M.D., dhe pasagjerja në mjetin e saj, të cilat u dërguan menjeherë në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *