Vendosni fjalën kyçe....

I ndjeri Maks Velo pak para vdekjes mbrojti teatrin, Rama sot: E kisha mik po s’më kishte


Kryeministri Rama i ka kushtuar një homazh të gjatë, Maks Velos në ditën e lindjes së këtij të fundit.

Velo u nda nga jeta në 7 maj 2020 ndërsa njihet si një ndër kundërshtarët e kryeministrit Rama për sa u përket ndërtimeve në Tiranë. Rasti më i fundit i përplasjes mes tyre ka qenë ai i Teatrit Kombëtar, me Velon që ishte kundër prishjes së tij.

Rama shkruan se Maks Velo kishte si shoqëruese të jetës së tij hijen e tij, hije që ndikoi e kushtoi miqësitë e tij, artin e tij dhe vetë jetën e tij.

Kryeministri shprehet se e kishte mik Velon, edhe pse ky i fundit nuk e kishte mik atë. Teksa flet për artin e tij, Rama thekson se ai kishte sforcim në atë që bënte, pikturat e skulpturat e tij gjymtim sekëlldisës, poezitë një ngërç sfilitës e opinionet e tij një ton çjerrës e kjo për shkak të xhelozisë së tij e hijes së tij.

Në fund Rama shkruan se edhe pse e donte lirinë, Veloja nuk ishte i lirë pikërisht sepse pengohej prej hijes së tij.

Përtej homazhit të kryeministrit, Velo njihej si kundërshtar i hapur i kryeministrit Rama lidhur me ndërtime në kryeqytet.

Më i zëshëm ka qenë reagimi i tij lidhur me ndërtimin e stadiumit që sot mban emrin ‘Air Albania’, aty ku ka qenë stadiumi ‘Qemal Stafa’ dhe rastin e Teatrit Kombëtar, me artistin që ishte kundër prishjes së tij.

Velo është shprehur teksa ishte i ftuar në një emision në Ora Neës, që Rama i përdor të tjerët dhe kërkon që ata të thonë patjetër atë që do ai.

Nuk kanë munguar komentuesit në statusin e Ramës që e theksojnë këtë gjë, kundërshtinë e Velos sa ishte gjallë për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Çfarë deklaronte Maks Velo rreth një vit më parë

“Pashë që ai të përdor. Ai do patjetër të thuash atë që do ai. Dalëngadalë unë këtë e kuptova dhe çdo njeri që nuk është dakord me atë duhet të largohet. Rasti i teatrit është gjëja me katastrofike. Nuk është larg shtatori dhe do shohësh se çfarë katastrofe është stadiumi “Qemal Stafa” është e pariparueshme. Të marrësh një stadium të mrekullueshëm dhe ta bësh qendër tregtare, hoteliere, me një stadium të vogël ku kjo pjesa vjen 80% të investimit dhe ky të ishte stadiumi kombëtar i joni dhe të eliminosh pistën olimpike. Nuk kemi një pistë olimpike. Te besh gara atletike nuk i bën dot sepse e zhduku Rama. Si  është e mundur që ky njeri sportist zhduk pistën e atletikës për ta bërë dyqane.”

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *