Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Lushnje, makina përplas triçiklin, plagosen dy persona


Një aksident ka ndodhur në Lushnjë ku një makinë tip “Benz” ka përplasur një triçikël në vendin e quajtur “Rotondo e Grabianit”.

Nga aksidenti janë plagosur çiftin e bashkëshortëve që udhëtonin në triçikël.

Në datë 25.02.2023, në vendin e quajtur “Rotondo e Grabianit”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin N. S., 30 vjeç, është përplasur me një triçikël me drejtues shtetasin A. M., 33 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi A. M. dhe pasagjerja në mjetin triçikël, shtetasja L. M., të cilët po kryejnë ekzaminimet mjekësore në spitalin e Lushnjës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”-njofton policia.