Vendosni fjalën kyçe....

Kukësi “peshkon” Volfsburgu në Ligën e Europës, sfida të vështira edhe për Teutën e Laçin


I pafat ka qenë Kukësi që në turin e dytë të Ligës së Europës ka ‘peshkuar’ gjermanët e Volfsburgut.

Edhe pse jo në nivelin e dikurshëm, ekipi gjerman ka shumë cilësi në radhët e tij e misioni për ekipin verior nuk premton të jetë aspak i lehtë.

Teuta nga ana e saj do ndeshet me spanjollët e Granadas, një tjetër sfidë delikate duhet thënë për ekipet shqiptare e ku gjasat për kualifikim nuk janë aspak të mira.

Disi më të lehtë në letër e ka misionin Laçi që do përballet me izraelitët e Hapoel Ber Shevas. Ndeshjet do luhen në datën 17 shtator.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *