Vendosni fjalën kyçe....

5400 nxënës ulen sot në bankat e shkollës, nuk ndoqën mësimin online


5400 nxënës rikthehen sot në shkollë pas ndërprerjes disa mujore për shkak të pandemisë Covid-19.

Bëhet fjalë për nxënësit që nuk e kanë ndjekur mësimin online në 600 shkolla publike në mbarë vendin.

Mësimi do zhvillohet sipas protokolleve kundër Covid-19 ndërsa nxënësit do e ndjekin mësimin për rreth dy javë për të plotësuar boshllëqet deri në datën 14 shtator kur është përcaktuar nisja e procesit mësimor në të gjitha shkollat e vendit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *