Vendosni fjalën kyçe....

Hidhet shorti për anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2023


Është duke u hedhur shorti për anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2023.

Deri tani janë zgjedhur Fiona Papajorgji e Altin Binaj nga Gjykata Kushtetuese, Sandër Simoni nga Gjykata e Lartë e Arqilea Koça nga Prokuroria e Përgjithshme, Fuat Vjerdha dhe Engert Pëllumbi nga Gjykata e Apelit. Sipas ligjit kryetari i ri do jetë Sandër Simoni si përfaqësues i Gjykatës së Lartë.

Pak javë më parë Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor e Këshilli i Lartë i Prokurorisë, dërguan te presidenti listat me emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët sipas këtyre organeve plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj.

Në KED zgjidhet 2 anëtarë nga Gjykata Kushtetuese, 1 nga Gjykata e Lartë, 1 nga Prokuroria e Përgjithshme, 2 nga Gjykatat e Apelit, 2 nga Prokuroritë të Apelit, 1 nga nga Gjykatat Administrative.