Vendosni fjalën kyçe....

Urat në Shqipëri/ Si do ndërhyhet te akset kombëtare në 7 vjet, ARRSH gati tenderin për studimin e fizibilitetit


Urat në gjithë akset kombëtare të Shqipërisë në 7 vitet e ardhshme pritet t’i nënshtrohen ndërhyrjeve për rritjen e sigurisë. Para ndërhyrjeve për rikonstruksion qeveria do të hartojë një studim fizibiliteti, për të identifikuar prioritetet e punimeve dhe objektet që kanë nevojë emergjente.

Sipas njoftimit për shprehje interesi bërë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar projekti i fizibilitetit për ndërhyrjet tek urat do të kryhet nga një kompani ndërkombëtare që do të përzgjidhet me prokurim. Afati i pranimit të ofertave është deri më 14 shtator.

Ndër kriteret e përcaktuara në njoftim është se kompanitë pjesmarrëse duhet të kenë ekspriencë 20 vjeçare dhe në 10 vitet e fundit të kenë kryer studime të ngjashme për vendet e Ballkanit dhe Europës. Afati i zbatimit të kontratës do të jetë për 18 muaj.

Shërbimi i konsulencës do të shtrihet në dy faza. Faza e parë përfshin analizimin e gjendjes të gjitha urave në vend;do të përcaktohen ndërhyrjet për punime te objektet të cilat paraqesin gjendje kritike; do të përcaktohen urat që kërkojnë ndërhyrje bazuar në impaktin e tyre ekonomik dhe social. Faza e dytë e studimit të fizibilitetit përfshin përgatitjen e planit të ndërhyrjes dhe hartimit të dokumenteve për tenderimin e punimeve.

Nga ARRSH nuk përcaktohet shuma që do të vihet në dispozicion të projektit të konsulencës, por thuhet se kompania për shërbim konsulence do të paguhet nga fondi prej 65,9 milionë eurosh për sigurinë dhe mirëmbajtjen e rrugëve, hua e marë nga qeveria shqiptare tek Banka Botërore.

Fondi i kredisë i Bankës Botërore është përdorur më herët nga Autoriteti Rrugor Shqiptar edhe për shërbimet e konsulencës për ngritjen e sistemit të monitorimit të kontrollit të sistemit të trafikut në rrugët shqiptare.

Sistemi do të konsisitojë tek ngritja e një Qendre të Kontrollit të Trafikut në Tiranë si dhe dizenjimin dhe specifikimin e rrugëve të lidhura dhe pajisjeve të komunikimit përgjatë autostradave Tiranë- Durrës(A1) dhe Tiranë Elbasan(A3), në total 200 km.

Qendra e Kontrollit të monitorimit të trafikut të rrugës është parashikuar në mënyrë të tillë që të mbulojë dhe gradualisht të shtrihet në të gjithë rrjetin e rrugëve kryesore dhe autostradave në Shqipëri.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *