Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Tiranë-Durrës, humb jetën një person


Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Tiranë-Durrës.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Marikaj” ku këmbësori rreth 60-vjeç ende i paidentifikuar ka tentuar të kalojë mes për mes autostradës por është përplasur për vdekje nga një fugon tip ‘Benz’.
Sipas policisë, furgoni drejtohej nga F. V, i pajisur me leje drejtimi dhe certifikatë të aftësisë profesionale. Ndërkohë shoferi është shoqëruar në komisariat.

Policia rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *