Vendosni fjalën kyçe....

“Kallashnikovi” prezanton shotganin e ri, mund të bëjë edhe selfie (Video)


Përpara ekspozitës ‘ushtria-2020’, prodhuesi rus i armëve, Kallashnikov zbuloi një armë gjahu futuriste, të aftë për t’u lidhur me smartphone dhe me sa duket madje edhe për të bërë fotografi.

Arma e re, MР-155 Ultima, u zbulua përpara forumit kryesor të armëve, i cili do të fillojë të dielën në parkun ushtarak ‘Patriot Expo’ jashtë Moskës.

Arma, bazuar në shotgunin gjysmë-automatik MP-155, përmban një ekran dhe me sa duket, një aparat fotografik dixhital, siç tregojnë pamjet promovuese.

“Ky është hapi ynë në industrinë e argëtimit. Unë besoj se ky është produkti i parë në llojin e tij dhe ne do ta zhvillojmë më tej. Kush e di, mbase kjo linjë do të tregojë se si është gjuetia moderne në Rusi.” – tha drejtori i Përgjithshëm i Kallashnikovit, Dmitriy Tarasov.

Arma që pritet të dalë në treg vitin e ardhshëm, thuhet se është në gjendje të lidhet me pajisjet e tjera dixhitale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *