Vendosni fjalën kyçe....

A do të jetë pjesë e grupit Berisha-Bardhi? Tabaku: Nuk kam vend tjetër përveçse në PD


“Nuk kam asnjë vend tjetër përveç PD-së”. Kështu deklaroi Jorida Tabaku nga jashtë Kuvendit teksa u pyet për zhvillimet e fundit dhe bashkimin e grupit Berisha-Bardhi.

“Unë nuk besoj se kam pasur qëndrim ndryshe opozitar. Kam qenë në protestë edhe në korrik të 2023 kur askush nuk shkoi. Kam që 16 vjeç që jam në PD dhe nuk kam asnjë vend tjetër vetëm se në PD.” -tha Tabaku.

Ndërkohë Tabaku foli edhe për votimin në  ndryshimet në ligjin e zonave të mbrojtura.

Ajo u shpreh se qeveria me miratimin e këtyre ndryshimeve, tregon se nuk njeh limite, dhe se sipas saj u hap rrugën 14 investimeve strategjike brenda zonave të mbrojtura.

“Nëse flasim për parlamentin e kapur dhe shkeljen e procedurës, ky është shembulli më i mirë. Kam kohë që përpiqem që betejën ta bëjmë në institucione, por në kushte kur dhe deputetë të PS, vota e tyre nuk ka vlerë…. me këtë ligj qeveria tregoi se nuk njeh asnjë limit dhe votuan një ligj që janë 14 vendime për investime strategjike brenda zonave të mbrojtura”, tha ajo.