Vendosni fjalën kyçe....

Spanja do rrisë ndihmën për Palestinën në mes të konfliktit


Spanja do rrisë ndihmën për Palestinën, njoftoi të mërkurën ministri në detyrë i Punëve të Jashtme Jose Manuel Albares.

Albares tha se Spanja kishte buxhetuar 8 milionë euro në mbështetje të drejtpërdrejtë për palestinezët këtë vit, por vendi ka miratuar një ‘paketë të parë’ prej 1 milionë eurosh të tjera në ndihmë humanitare ‘sepse ne besojmë se është e nevojshme në këtë kohë’. i tha ai medias vendase La Sexta.

Por të enjten, Fluer Hassan-Nahoum, nënkryetare e bashkisë së Jeruzalemit, i tha La Sexta se fondet spanjolle dhe të BE-së nuk po ndihmojnë paqen në rajon.

“Ju po financoni një sistem arsimor që i mëson studentët të urrejnë dhe të vrasin,” tha ajo.

Albares nuk u pajtua, duke thënë se kjo u debatua në nivel të BE-së dhe se pas një shqyrtimi të plotë vitin e kaluar, të gjitha vendet anëtare ranë dakord se paratë po shkonin atje ku duhej.

“Unë kurrë nuk do të lejoja që një qindarkë e vetme parash nga Spanja apo BE-ja të shkojë për ndonjë gjë tjetër përveçse për të ndihmuar popullin palestinez, e lëre më për të bashkëpunuar me Hamas-in, i cili është në listën e organizatave terroriste të BE-së”, tha ai.

Albares dënoi me vendosmëri ‘sulmin terrorist të Hamasit’ të fundjavës kundër Izraelit.

Ai i kërkoi Izraelit të ndjekë ligjin ndërkombëtar në përgjigjen e tij, e cila përfshin mos shënjestrimin e civilëve.

Ministri i Jashtëm i Spanjës njoftoi të mërkurën se një nga dy spanjollët që ishin zhdukur pas sulmit të së shtunës në Izrael është konfirmuar i vdekur. Ajo ishte një 19-vjeçare nga Sevilja me nënshtetësi të dyfishtë dhe që shërbente me ushtrinë izraelite.

Spanja gjithashtu ka nisur misionet e shpëtimit, duke evakuuar me sukses më shumë se 200 njerëz të martën nga Izraeli pasi fluturimet u anuluan.