Vendosni fjalën kyçe....

Ngec marrëveshja Milan-Ibrahimoviç


Pavarësisht se prej kohësh përflitet se Ibraimoviç do qëndrojë te Milani edhe për ndonjë sezon tjetër, marrëveshja nuk është arritur ende.

Siç raporton Sportmediaset, bisedimet mes palëve kanë ngecur. Pika ku palët nuk po bien ende dakord është paga e suedezit.

Ky i fundit tashmë 38-vjeçar luajti për Milanin gjysmën e sezonit të shkuar pasi erdhi nga kampionati amerikan ku luajti disa sezone.

Në 18 ndeshje të luajtura, Ibra ka shënuar 10 gola ndërsa në karrierën e tij të gjatë ka luajtur me Malmo, Ajaks, Juventus, Iner, Barcelona, Milan, PSG, Mançester Junajtid e LA Galaksi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *