Vendosni fjalën kyçe....

SHBA-ja e Kina rikthehen në tryezë për marrëveshjen tregtare që u la pezull


SHBA dhe Kina kanë rënë dakord të zhvillojnë diskutime mbi përparimin e një marrëveshjeje tregtare, një fazë të cilën e arritën janarin e kaluar, njoftuan media kineze.

“Kina dhe SHBA-ja kanë rënë dakord të zhvillojnë bisedime përmes telefonit në ditët e ardhshme për të vlerësuar përparimin e marrëveshjes tregtare në fazën e parë.” – tha Gao Feng, zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë së Kinës, sipas të përditshmes Global Times.

Zhvillimet vijnë ndërsa marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kinës janë në pikën më të ulët ndonjëherë. Uashingtoni ka ndëshkuar shumë kompani kineze, përfshirë gjigantin teknik Huawei, për lidhjet e tyre të pretenduara me Partinë Komuniste të Kinës.

Të dy vendet nënshkruan një marrëveshje tregtare fazë një në mes të janarit, duke shënuar një moment historik në një luftë tregtare më shumë se dy-vjeçare midis tyre.

Pas shpërthimit të koronavirusit të ri, marrëdhëniet u përkeqësuan ndërsa presidenti amerikan Donald Trump akuzoi Pekinin për lejimin e përhapjes së virusit pasi ai filloi në Wuhan, Kinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *